Zbulohet akotori Hollivudian që do luajë Skënderbeun në filmin më të ri

Publikuar tek: kulture-art, më 16:55 24-05-2017 Zbulohet akotori Hollivudian që do luajë Skënderbeun në filmin më të ri

Joe DioGuardi, ish-kongresmen në Amerikë, dëshiron ta realizojë një film mbi Gjergj Kastriot Skënderbeun. DioGuardi, i cili është me origjinë shqiptare, i ka treguar medieve të huaja se si e ka gati një skenar jo shumë të zhvilluar mbi filmin rreth heroit të madh shqiptar.

“Do ti tregojmë Amerikës fytyrën e vërtetë të shqiptarëve. Kemi vetëm një koncept të shkurtër ndërsa një person po merret me analizimin e jetës së Skënderbeut në vitet 1440-1455, kur edhe Skëndërbeu ishte në pikun e karrierës” tregon DioGuardi. DioGuardi thotë se dëshiron që filmi të krijohet nga regjisorët më të mirë të Hollivudit, ndërsa kjo ka qenë një ëndërr e tij prej vitesh.

“Nëse ke skenar të mirë dhe aplikon në Hollivud, do të financohesh. Nuk po e bëj këtë për vete por për të gjithë shqiptarët” tregon DioGuardi. Madje, është Russell Crowe personi që do të mund ta luante rolin e heroit të madh, sipas ish kongresmenit. //KultPlus.com//

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vendoset përmendorja e Skënderbeut në Vajkal, aty ku heroi la gjurmët (FOTOGALERI)
Zbulohen të dhëna të reja për planetin misterioz »
Article Logic
Execution time: 0.022940158843994
array(1) { ["section"]=> string(77) "zbulohet-akotori-hollivudian-qe-do-luaje-skenderbeun-ne-filmin-me-te-ri-79826" }