Një pritje madhështore i është rezervuar sot ekipit të kombëtares shqiptare të futbollit dhe stafit të tij por mbrojtësi i talentuar Elseid Hysaj nuk mundi të ishte i pranishëm.
Hysaj ka udhëtuar drejt Italisë për të qëndruar pranë bashkëshortes së tij e cila ka sjellë në jetë fëmijën e parë të çiftit. Një falenderim të ndjerë për Hysajn bëri edhe kyreministri Edi Rama gjatë fjalimit të tij.