Zbulohet baneri që do të shpaloset në ndeshjen kundër Serbisë, por tifozët janë kundër

Publikuar tek: sport, më 18:32 15-09-2015 Zbulohet baneri që do të shpaloset në ndeshjen kundër Serbisë, por tifozët janë kundër

Tashmë e gjithë vëmendja e tifozëve është përqendruar në ndeshjen kundër Serbisë që do të luhet më 8 tetor në Elbasan Arena. Edhe pse duhet gati një muaj nga ajo ditë, përgatitjet e autorteteve shtetërore, por edhe të tifozëve tashmë kanë nisur.

Në rrjetet sociale është duke qalluar një baner, për të cilin pretendohet se do të hapet në ndeshjen Shqipëri-Serbi. Baneri është një modifikim i flamurit të shpalosur një vit më parë në stadiumin e Beogradit dhe momentit kur kapiteni Lorik Cana grushton një prej tifozëve serb që hyri në fushë për të dhunuar lojtarët shqiptarë.

Megjithatë, komentet kanë qenë kundër shpalosjes së këtij baneri në një kohë kur vendi ynë do të jetë i monitoruar nga UEFA dhe çdo banderolë apo flamur që përmban mesazhe të forta nacionaliste, mund të interpretohet si raciste, duke sjellë kështu dënimin e Shqipërisë.

Gjithsesi, ngjasat që ky baner të hapet në shkallët e stadiumit të Elbasanit janë të pakta pasi kontrollet e policisë shqiptare do të jenë të shumta, për të mos lejuar asnjë të papritur përgjatë 90 minutave.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Juventusi surprizon City-n, Reali superior ndaj Shakhtarit
Policia greke dhunon rëndë brenda në stadium tifozët e Bayern Munich (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.019884824752808
array(1) { ["section"]=> string(91) "zbulohet-baneri-qe-do-te-shpaloset-ne-ndeshjen-kunder-serbise-por-tifozet-jane-kunder-20857" }