Zbulohet bima që mposht leuçeminë, rezultate mahnitëse

Publikuar tek: bota, më 18:08 18-11-2016 Zbulohet bima që mposht leuçeminë, rezultate mahnitëse

Është zbuluar bima që mposht leuçemnë.  Ajo ndodhet në Kinë dhe disa nga përdoruesit kanë patur rezultate mahnitëse nga përdorimi i saj.

Disa prej pacientëve të sëmurë rëndë u ishte dhënë "homoharringtonine", ilaç i përgatitur nga gjethet e trungut të bërshenit, shkruan Daily Mail. Rezultatet ishin të hatashme. Të gjithë pacientët që kishin marrë pjesë në studim vuanin nga "acute myeloid leukemia", një lloj i kancerit agresiv i qelizave të bardha të gjakut. 20 nga 24 pacientët që trajtuar me ilaçin "homoharringtonine", plus një ilaç mjekësor që kishte forcuar efektin e tij, ndërsa që të gjitha shenjat e kancerit ishin zhdukur.

Një grua 76 vjeçe ishte trajtuar për një vit, dhe ishte shëruar, përkundër faktit se ilaçi nga bima i ishte dhënë për vetëm pesë muaj. Sipas të gjitha rezultateve të botuara në revistën "Science Translational Medicine" thuhet se Acute myeloid leukemia" është sëmundje e rrezikshme dhe nevojitet trajtim nën rrethanat më të mira”.

Trajtimi ka treguar rezultate premtuese ku në studim ishin përfshirë pacientë të moshuar që kishin dështuar për t'u shëruar në trajtimet e mëhershme duke dhënë shtytje për krijimin e një ilaçi në të ardhmen.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.14617109298706
array(1) { ["section"]=> string(59) "zbulohet-bima-qe-mposht-leucemine-rezultate-mahnitese-59965" }