Zbulohet çfarë bëri autori pak para masakrës në Selenicë. Konflikti me të afërmit dhe akuza për vjedhjen e pulave

Publikuar tek: aktualitet, më 21:17 10-08-2018 Zbulohet çfarë bëri autori pak para masakrës në Selenicë. Konflikti me të afërmit dhe akuza për vjedhjen e pulave

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas ngjarjes së rëndë në fshatin Resulaj të Selenicës, në Vlorë.

24-vjeçari Ridvan Zykaj qëlloi për vdekje 8 të afërmit e tij, ndër ta dy fëmijë të mitur. Autori, pak para masakrës ishte në një drekë me familjen. Ai më pas shkoi në një prej banesave ku qëlloi për vdekje vëllain e gjyshit, nusen dhe dy fëmijët, e më pas në banesën tjetër ku vrau anëtarët e tjerë të familjes Zykaj.

Dyshohet që autori të ketë qenë i dehur në momentin që ka kryer vrasjet. Por nuk përjashtohet mundësia që 24-vjeçari të vuajë nga problemet mendore. Pesë vite më parë ai kishte pësuar djegie të rënda në sipërfaqe të konsiderueshme të trupit, çka ngre dyshimet se mund të ketë pësuar trauma.

Një tjetër pistë është ajo e konflikteve të pronësisë. Bashkëfshatarët kanë zbuluar se disa vite më parë familjet ishin konfliktuar për shkak se autori i krimit akuzohej se kishte vjedhur katër pula deti.

Vetëm pak ditë më parë ata ishin konfliktuar sërish për bagëtitë. Ditën e sotme, pasi konsumoi drekën me familjen e tij ai mori armën dhe shkoi në banesën e Demir Zykajt, vëllai i gjyshit. Ay qëlloi për vdekje Demirin, gruan e tij, djalin dhe nusen e djalit.

Më pas 24-vjeçari i është drejtuar shtëpisë gjitur ku ka qëlluar për vdekje ku ka vrarë edhe katër personat e tjerë, ndër ta dy fëmijët e mitur.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Surprizat’ e motit për gjysmën e dytë të muajit gusht
Vrasja e 8-fishtë, PARALAJMËRIMI I frikshëm i autorit: S’ u bie kot në qafë »
Article Logic
Execution time: 0.017168998718262
array(1) { ["section"]=> string(119) "zbulohet-cfare-beri-autori-pak-para-masakres-ne-selenice-konflikti-me-te-afermit-dhe-akuza-per-vjedhjen-e-pulave-130751" }