Zbulohet dokumenti i rrallë, prapaskenat e sigurimit të shtetit për të spastruar sopranon Marie Kraja

Publikuar tek: kulture-art, më 10:30 24-03-2017 Zbulohet dokumenti i rrallë, prapaskenat e sigurimit të shtetit për të spastruar sopranon Marie Kraja

Një grup shkresash tepër rezervat të vitit 1951 zbulojnë fillesat e përplasjes së regjimit komunist me sopranon Marie Kraja dhe një varg artistësh të tjerë themelues të artit lirik e instrumental në Shqipëri, të cilët një nga njëi do t’i zhduknin nga skena e operas dhe baletit.

Artistja virtuoze vihet në kryq për t’u spastruar nga Filarmonia, për shkak të familjarëve të saj, biografia e hollësishme e të cilëve ishte hartuar nga drejtoritë e Sigurimit të Shtetit dhe regjimi i kishte shpallur armiq e bashkëpunëtor të nazizmit.

Edhe pse Marie Kraja sipas tyre kishte qenë thjeshtë indiferente dhe nuk e kishte simpatizuar Lëvizjen Nacional Çlirimtare e më vonë indiferente ndaj regjimit komunist dhe pa veprimtari armiqësore, sirish ishte një element që duhej spastruar. Detyra për të hartuar biografitë e hollësishme për një listë të gjatë artistësh, i jepet Sigurimit të Tiranës nga kryetari i Komitetit të Arteve Foto Stamo.

Sipas shkresës së 7 korrikut të 1951, me shënimin “Rezervat” që Foto Stamo i dërgon Sigurimit, njoftohet se, së afërmi me 17 korrik do të bëhej një mbledhje ku do të raportohej për të gjithë elementët e asaj liste, e cila kryesohej nga Marie Kraja. Në shkresë Foto Stamo porositi që punonjësit e sigurimit të vijnë të përgatitur. Në listë përveç Marie Krajës rreshtohen emrat: Lek Tasi, Fatbardha Tatzati, Zef Gruda, Tonin Harapi, Haki Bejleri, Tonin Guraziu, Aleko Kareco, Mateo Guralumi, Nik Guralumi, Agron Aliaj, Gëzim Kaceli, Flora Kallajxhi, Vilhelm Konjari, etj…

Urdhri i dalë nga Komiteti Qëndror i PPSH-së ishte që një pjesë e tyre të pushoheshin sapo të shihej e mundur, një pjesë që ishin të pazëvendësueshëm, të zëvendësoheshin pas 5 ose 7 vjetësh (duke nënkuptuar zbulimin dhe edukimin e nëj artisti të ri që mund ti zëvendësonte) dhe një pjesë e këtyre artistëve më të rinj në moshë, vendosen të mbahen nën survejim e të edukohen për t’u vënë në rrugë të mbarë.

Pjesë nga dokumenti i zbardhur

Këtu poshtë po ju përshkruajmë elementin që mendojmë të pushohen, elementin që mendojmë të largojmë me zëvendësim dhe elementin që me punë edukative do të bëhen të vlefshëm.

Marie Ndue Kraja: Artiste lirike pushohet për mungesë garancije për këto arsye: gjatë okupacionit, gjithë familja e saj ka bashkëpunuar me armikun e kanë urryer luftën e popullit dhe kanë propaganduar kundra saj. Babaj saj ka qenë bashkëpuntor i nazistave, vëllai ka qenë spiker në stacionin nazist në Gjermani. Në fund të vitit 1944 familja arratiset.

Qendrimi i saj gjatë okupacionit ka qenë indiferent, nuk e ka simpatizuar lëvizjen NÇL. Ka punuar në Radio Tirana dhe ka dhënë koncert në Firenze, në Bari. Qëndrimi i sotçëm është indiferent nuk ka veprimtari armiqësore. Punën që i është ngarkuar e ka kryer, ka realizuar planin./eetimes.al/

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Befasojnë nxënësit e “Sami Frashërit” realizojnë film me metrazh të shkurtër për një qëllim të rëndësishëm
Shkrimtarja del kundër Ministrisë së Kulturës: Ka financuar autorë të tjerë shqiptarë, jo mua »
Article Logic
Execution time: 0.022243976593018
array(1) { ["section"]=> string(106) "zbulohet-dokumenti-i-rralle-prapaskenat-e-sigurimit-te-shtetit-per-te-spastruar-sopranon-marie-kraja-72978" }