Zbulohet “dora e fortë” e Top Channel, kush e shkarkoi Mentor Kikiajn

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:25 21-09-2016 Zbulohet “dora e fortë” e Top Channel, kush e shkarkoi Mentor Kikiajn

Mentor Kikia është shkarkuar nga detyra e kryeredaktorit të lajmeve nga Top Channel. Ai që ka kërkuar shkarkimin e gazetarit është pikërisht Sokol Balla që mban postin e drejtorit të informacionit në Top Channel.

“Mua me shkrim nuk më është komunikuar asgjë, sepse unë kam një kontratë me kompaninë. Ka pasur një komunikim formal me gojë nga drejtori i informacionit në mbledhje që Mentori nuk do të jetë më kryeredaktor i lajmeve të edicionit të drekës që unë mbuloja pa dhënë arsye”, ka thënë sakaq pas lajmit vetë Kikia.

Kikia njihet për qendrimet e tij personale të forta për çështje të ndryshme edhe në profilet e tij në Facebook. Shpesh këto qendrime nuk kanë qenë në të njëtën linjë me vijën editoriale të lajmeve në edicionet e Top Channel.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024080991744995
array(1) { ["section"]=> string(72) "zbulohet-dora-e-forte-e-top-channel-kush-e-shkarkoi-mentor-kikiajn-53622" }