Zbulohet e vërteta e hidhur e martesës së Bleona Qeretit me ish-bashkëshortin

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 10:15 29-08-2016 Zbulohet e vërteta e hidhur e martesës së Bleona Qeretit me ish-bashkëshortin

Bleona Qereti ka qenë e martuar me ish-bashkëshortin Gani Bardha. Me vite të tëra  është përfolur lidhja e saj me ish-bashkëshortin, por asgjë nuk ka qenë konkrete.

Si me rastin e moshës, të cilën këngëtarja e modifikoi kudo ku mundi me qëllim karriere në Amerikë, tani vjen edhe zbulimi i gazetarëve të Klan Kosova.

Në ciklin e dokumentarëve "E vërteta e fshehur e yjeve", bëhet me dije një detaj ekskluziv nga burime të afërta, i pa thënë më parë. Bleona dhe Ganiu kanë qenë ligjërisht të martuar... për vetëm dy muaj!

"Gjatë kësaj periudhe, Bleona ka jetuar në Dallas por aspak e kënaqur është zhvendosur në Los Angeles duke mbajtur ndarjen pak a shumë sekret nga publiku mes tjerash për shkak të respektit të madh për njëri-tjetrin. Koha kur Ganiu vetëm se ishte shfaqur publikisht me të dashura të tjera, në 2014-tën paraqiti momentin kur publikisht u kuptua ndarja, që kishte ndodhur shumë më herët", shkruan Prive.

Bleona i referohet me dashamirësi ish-­bashkëshortit të saj dhe ruan marrëdhënie të mira edhe me kunatën, Vera Bardhën. Ndërkaq, Gani Bardha është prej kohësh në marrëdhënie me një grua tjetër.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025269031524658
array(1) { ["section"]=> string(83) "zbulohet-e-verteta-e-hidhur-e-marteses-se-bleona-qeretit-me-ish-bashkeshortin-51155" }