Zbulohet ftesa e dasmës së Fiori Dardhës, ja zgjedhja e veçantë e moderatores (Foto)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 10:32 28-02-2017 Zbulohet ftesa e dasmës së Fiori Dardhës, ja zgjedhja e veçantë e moderatores (Foto)

Përpara disa javësh, lajmi i dasmës së moderatores së dashur për publikun, Fiori Dardha, u kthye në kryefjalën e ditës.

Mediat u morën gjatë me të dhe zbuluan detaje nga dasma. Ndryshe nga ç’u aludua, Fiori nuk do të martohet më 9 mars, në ditën e lindjes së të birit, por dy ditë më vonë. “RevistaWho” ka zbuluar ftesën e dasmës së moderatores me pedagogun e Universitetit të Arteve. Dhe teksti i saj është fantastik. Ai që i pret mysafirët në dasmë është djali i tyre, Abeli që për 10 ditë do të mbushë 5 vjeç.

“Mami dhe babi jetojnë prej 12 vitesh bashkë. Tani që unë po bëhem 5 vjeç, u kujtuan se duhet të martohen dhe t’i premtojnë njëri-tjetrit dashuri të përjetshme. Mami Fiorin dhe babi Donardin do t’i gëzonte shumë prania juaj në darkën e martesës. Me dashuri, Abeli”, – shkruhet në ftesën e shpërndarë në të gjithë miqtë dhe familjarët e çiftit.

fiori2.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “M’u mërzit operacioni plastik, sot i hoqa buzët”, Ermela e "Big Brother" i surprizon të gjithë
Flet aktorja që iu dha ‘Oscar’ gabimisht: Ishte momenti më i keq i jetës sime »
Article Logic
Execution time: 0.0042879581451416
array(1) { ["section"]=> string(87) "zbulohet-ftesa-e-dasmes-se-fiori-dardhes-ja-zgjedhja-e-vecante-e-moderatores-foto-70216" }