Zbulohet funksioni që Luciano Moggi do të ketë te Dinamo

Publikuar tek: sport, më 18:27 05-05-2016 Zbulohet funksioni që Luciano Moggi do të ketë te Dinamo

Ish-administratori i Juventusit dhe një prej emrave më të rëndësishëm në futbollin italian, Luçiano Moxhi, ndodhet prej dy ditësh në vendin tonë.

Ai është shoqëruar gjatë kësaj kohe nga presidenti i Dinamos, Besnik Sulaj, në një kohë që dje ka qenë i pranishëm në tribunën e “Elbasan Arena”-s ku ka ndjekur sfidën Elbasani-Dinamo. Burime të sigurta pranë klubit blu kanë bërë të ditur se Moxhi do të luajë rolin e konsulentit pranë Dinamos dhe presidentit Sulaj, shkruan Panorama Sport.

Ai do të këshillojë dhe orientojë në lidhje me drejtimin e klubit, menaxhimin, organizimin dhe merkaton. Sulaj do të vazhdojë të jetë president i klubit dhe duke afruar një emër të rëndësishëm si Moxhi, do ta ketë më të lehtë për ta rikthyer edhe një herë skuadrën në Superiore.

Dinamo është një emër i rëndësishëm i futbollit shqiptar që ka fituar 18 tituj kampionë dhe shumë herë Kupën e Shqipërisë. Por, sezonet e fundit është detyruar të luajë në Kategorinë e Parë. Por, me afrimin e Moxhit në rolin e konsulentit, pritet që gjërat të ndryshojnë për mirë në këtë klub. (Panorama Sport)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FIFA e mahnitur nga stadiumi i Krujës: Çfarë vendi i jashtëzakonshëm
Liverpool i Klopp prek finalen, rikthehet Sevilla »
Article Logic
Execution time: 0.021999835968018
array(1) { ["section"]=> string(62) "zbulohet-funksioni-qe-luciano-moggi-do-te-kete-te-dinamo-39599" }