Zbulohet i dashuri i Joleza Kokës, personazh publik

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 13:32 28-05-2016 Zbulohet i dashuri i Joleza Kokës, personazh publik

Kryetarja e FRESSH-it, Joleza Koka kohët e fundit ka marrë vëmendjen e medias dhe është bërë objekt ngacmimi dhe humori për shkak të ndodhive personale.

Shpeshherë Joleza ka treguar se është sportive dhe në përgjithësi i merr mirë edhe kritikat e shakatë që i bëhen, por pavarsisht kësaj deri më sot nuk është publikuar asgjë në lidhje me jetën e saj private.

Gazeta “Paloma” ka zbuluar se cili është i dashuri i Jolezës. Bëhet fjalë për një figurë po ashtu të njohur nga publiku, Laert Kolën, ish­-aktivisti i MJAFT-it, i cili vazhdon të jetë i angazhuar me çështje që prekin shoqërinë civile.

Të afërm të çiftit thonë që ata kanë disa vite bashkë dhe bëhet fjalë për një marrëdhënie të konsoliduar, edhe pse janë përpjekur ta mbajnë larg vëmendjes së mediave, aq sa as një foto të të dyve së bashku nuk mund të gjendet.

laert_kola.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021932125091553
array(1) { ["section"]=> string(56) "zbulohet-i-dashuri-i-joleza-kokes-personazh-publik-41735" }