Zbulohet këngëtarja që do i bashkohet Fiori Dardhës në emisionin investigativ, sfidojnë djemtë e TCH dhe Klan

Publikuar tek: fcb-bomb, më 20:43 04-10-2016 Zbulohet këngëtarja që do i bashkohet Fiori Dardhës në emisionin investigativ, sfidojnë djemtë e TCH dhe Klan

Ky vit për këngëtaren Rozana Radi ka qenë mjaft i suksesshëm sa i përket anës muzikore, por gjithashtu edhe për projekte të ndryshme televizive.

Pas pjesëmarrjes së saj në “Your Face Sounds Familiar” tashmë është skenariste në “Dance With Me”. Por duket se pas kësaj eksperience televizive në muaj dhjetor ajo do t’i bashkohet një tjetër emri të njohur të ekranit në Tv Ora News.

Burime për Gazetën Express bëjnë të ditur se Rozi do të prezantojë së bashku me moderatoren Fiori Dardha emisionin investigativ që pritet të nisë Tv Ora News. Ndërkohë kryeredaktore e këtij emisioni do të jetë gazetarja Mimoza Picari.

Dy vajzat do të sfidojnë për audiencën djemtë që moderojnë emisionin “Stop” në Tv Klan dhe “Fiks Fare” në Top Channel.

rozana.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019990921020508
array(1) { ["section"]=> string(114) "zbulohet-kengetarja-qe-do-i-bashkohet-fiori-dardhes-ne-emisionin-investigativ-sfidojne-djemte-e-tch-dhe-klan-55094" }