Zbulohet kundërshtari i parë i Shqipërisë në miqësoret e marsit

Publikuar tek: sport, më 20:51 29-01-2016 Zbulohet kundërshtari i parë i Shqipërisë në miqësoret e marsit

Më 26 mars, Shqipëria do të zhvillojë një ndeshje miqësore me kombëtaren e Austrisë. Burimet thanë për Abc News se ndeshja midis kombëtares së Austrisë dhe asaj të Shqipërisë do të luhet në Vjenë.

Kjo mund të jetë ndeshja e fundit e që do të vendosë dhe lojtarët e përzgjedhur nga trajneri Xhani De Biazi për kampionatin Europian që zhvillohet në Francë. Njësoj si Shqipëria edhe Austria është një prej kombëtareve që merr pjesë në Francë 2016.

UEFA kishte caktuar datën 26 dhe 29 mars si të lira që kombëtaret të zhvillojnë ndeshje miqësore. Ndërkohë, sa i përket datës 29 mars Federata Shqiptare e Futbollit ende nuk ka gjetur kundërshtar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vllaznia i merr 3 pikë Skënderbeut, Partizani fiton dhe arrin kreun
Mourinho mbështet kandidaturën e Infantino-s për presidencën e FIFA »
Article Logic
Execution time: 0.024585962295532
array(1) { ["section"]=> string(69) "zbulohet-kundershtari-i-pare-i-shqiperise-ne-miqesoret-e-marsit-31292" }