Zbulohet lidhja e re e Erik Fullanit, kush është milioneria 19-vjeçare që i rrëmbeu zemrën (Foto)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:31 17-12-2016 Zbulohet lidhja e re e Erik Fullanit, kush është milioneria 19-vjeçare që i rrëmbeu zemrën (Foto)

Jeta e tij është gjithnjë në fokus të mediave. Cdo detaj, qoftë edhe nga e përditshmja e tij, shndërrohet menjëherë në lajm.

Flasim për Erik Fullanin, djalin e ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani. Siç shkruan sot e përditshmja “Gazeta Shqiptare”, gazetarët e suplementit “Bluetooth”, kanë zbuluar lidhjen e tij të re të dashurisë. Kanë qenë miqtë e të dashurës së Erikut që kanë dhënë detaje për këtë çift. Maria quhet partnerja e re e Erikut e cila është një 19-vjeçare shumë simpatike, aktualisht studente.

Miqtë e kësaj bukurosheje kanë thënë për “Bluetooth” se ky çift është bashkë prej dy muajsh dhe kanë filluar të mos i fshihen më syve të publikut. Eshtë thuajse e pamundur që në jetën e natës apo edhe në lokalet e Tiranës, të mos shikosh këtë dyshe kaq të apasionuar. Dalja e tyre e parë publike ishte gjatë finales së “Kënga Magjike”.

Po kush është Maria? Edhe pse e lindur në Itali, ajo njihet në Shqipëri si një nga vajzat që bën jetë luksi. Dashuria e saj për vendet luksoze por edhe për makinat e shtrenjta ka bërë që ajo të bjerë në sy në shoqërinë e Tiranës. Nëse u hedhim një sy rrjeteve sociale, është e pamundur të mos shikosh makinat e Marias. Duke qenë bija e një biznesmeni të njohur, ajo ia lejon vetes të tilla “çmenduri”. Të dy janë njohur nga shoqëria e përbashkët.

Scrsd2d2d222dshot_1.jpg

dfg4g44g4ujunshot_1.jpg

Screefg44g4ghyu4ju.jpg

Screenasd3fhjdfhjjjt_1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhen detajet, këngëtari shqiptar tregon të vërtetën e denoncimit të gruas për dhunë
Sara Kapo kritikoi ashpër Edi Ramën, zbulohet e vërteta pse nuk ka drita »
Article Logic
Execution time: 0.0043449401855469
array(1) { ["section"]=> string(100) "zbulohet-lidhja-e-re-e-erik-fullanit-kush-eshte-milioneria-19-vjecare-qe-i-rrembeu-zemren-foto-62982" }