Zbulohet lidhja e saktë farefisnore mes Monika Kryemadhit dhe Bebe Rexhës

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:29 10-09-2016 Zbulohet lidhja e saktë farefisnore mes Monika Kryemadhit dhe Bebe Rexhës

Zbulohet lidhja e saktë farefisnore mes politikanes së njohur Monika Kryemadhi dhe këngëtares së famshme shqiptare Bebe Rexha.

Bebja këndoi dje në sheshin ‘”Nënë Tereza’’ dhe në këtë vizitë kaq të rëndëishme në Shqipëri nuk kishte si mos të takonte fisin e saj dibran, ku janë rrënjët e këngëtares së famshme.

Dy ditë më parë, kur Bebe Rexha mbërriti në Tiranë, vëmendja shkoi te shoqërimi që po i bënte Era, vajza e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës.

Pikërisht, dje mbrëma, pasi gjithçka ka përfunduar me sukses dhe Bebe Rexha është duartrokitur pafund, ka vendosur të kalojë kohë me fisin e saj.

Djali i tezes së Kryemadhit, Majlind Lazimi që është njëkohësisht edhe drejtor i Postës Shqiptare, ka treguar fisin, në një foto, së bashku me këngëtaren.‘’Bebe Rexha - kushërira më e famshme’’, thotë Lazimi.

Kështu është zbuluar që Monika Kryemadhi ka lidhje shumë të afërt me Beben. Nëna e Kryemadhit dhe babai i Rexhës janë motër e vëlla.  Pra këngëtarja, është goca e dajës së Kryemadhit dhe Rexha e ka vajzë halle politikanen./ Newsbomb.al

beberexhaera.jpg

Bebe Rexha dhe Era Meta

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E gjithë qeveria në dasmën e djalit të ‘bosit’ të medias shqiptare, ja çfarë u ndalohet në ceremoni
S’do ta besoni me çfarë e mori nusen djali i Ylli Ndroqit (FOTO dhe VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.0042288303375244
array(1) { ["section"]=> string(79) "zbulohet-lidhja-e-sakte-farefisnore-mes-monika-kryemadhit-dhe-bebe-rexhes-52506" }