Zbulohet ministri i Ramës që ka bërë ndërhyrje në fytyrë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:59 28-10-2017 Zbulohet ministri i Ramës që ka bërë ndërhyrje në fytyrë

Zbulohet ministri i qeverisë Rama 2 i cili ka bërë ndërhyrje në fytyrë, operacion në nofull.

Dy mjekë kirurgë, të Spitalit Amerikan, ortopedë dhe maksilofacioal, kanë qenë pjesë e panelit të të ftuarve mbrëmë në emisionin “Zonë e Lirë”. Gjatë intervistës, drejtuesi Arjan Çani, pyeti njërin prej mjekëve nëse kishte kryer një ndërhyrje në nofull, tek një ministër aktual i qeverisë Rama.           

“Po, e kam kryer këtë ndërhyrje, por nuk dua ta bëj publik emrin e këtij ministri”, u shpreh mjeku.

Sipas Tpz.al  bëhet fjalë për ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj,  i cili ka bërë një ndërhyrje në nofull. Pak kohë më parë, në muajin korrik, Ahmetaj pësoi një aksident të rëndë në rrugën Tabanocë – Kumanovë, me një automjet tip “ Range Rover”.

Përveç ndërhyrjes në nofull, Ahmetaj i është nënshtruar disa operacioneve të tjera, por  tashmë është rikuperuar plotësisht.

arben-ahmetaj.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018998861312866
array(1) { ["section"]=> string(62) "zbulohet-ministri-i-rames-qe-ka-bere-nderhyrje-ne-fytyre-97546" }