Zbulohet misteri: “Xhek Kasapi” ishte poeti i famshëm anglez

Publikuar tek: kulture-art, më 20:35 06-11-2015 Zbulohet misteri: “Xhek Kasapi” ishte poeti i famshëm anglez Ilustrim që tregon policinë angleze duke gjetur një nga viktimat e Xhek Kasapit

Një profesor australian beson se ka zbuluar misterin qindravjeçar të një prej vrasësve serial më famëqek anglez, Xhek Kasapi.

Sipas profesorit Richard Patterson, i cili i ka kushtuar 20 vite punë kërkimore misterit, poeti anglez Francis Thompson ishte pas vrasjeve të Xhek Kasapit. Gjatë një periudhe 10 javore në vitin 1888 Londra u trondit nga vrasjet makabre të 5 prostitutave, misteri i të cilave nuk u zbardh kurrë ndërsa vrasësi serial hyri në histori si Xhek Kasapi.

francis-thompson.jpg

Profesori 42 vjeçar thotë se poeti Thompson kishte përvojë kirurgjike dhe nga poemat e tij lë të kuptohet se jetonte një jetë të dyfishtë, në të cilën ai flet edhe për vrasjet e njerëzve.

“Ai mbante një thikë të fshehur në brezin e tij, kishte kryer procedura të rralla kirurgjikale gjatë kohës që ishte student, ishte i varur nga opiumi dhe kishte lidhje me prostitutat lokale”, shpjegon Patterson për Mirror.

Patterson shpjegon se si pas vrasjes së një prej prositiutave në një tempull pagan, Thompson shkroi një prej poemave të tij “Finis Coronat Opus.”

Betohem , betohem që nuk e godita unë i pari. Dhuna më kapi dorën dhe e çoi sërish poshtë. Ajo filloi të bërtasë. Dhe unë i tërbuar e godita përsëri; dhe përsëri ajo filloi të bërtasë”, shkruhet në një pjesë të poemës së vitit 1889.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Soko 5113” Blerim Destani publikon trajlerin e filmit ku luan vetë (VIDEO)
Filmi “Bota”, më i miri në Albanian Film Week në New York »
Article Logic
Execution time: 0.020878791809082
array(1) { ["section"]=> string(63) "zbulohet-misteri-xhek-kasapi-ishte-poeti-i-famshem-anglez-24837" }