Zbulohet monedha e rrallë nga koha e Perandorit Trajan

Publikuar tek: kulture-art, më 19:11 14-03-2016 Zbulohet monedha e rrallë nga koha e Perandorit Trajan

Një monedhë e rrallë ari rreth 2,000 vjeçare është zbuluar rastësisht në Izrael. Monedha është e periudhës së Perandorit romak Trajan por çuditërisht mbart portretin e Augustit, çka i ka bërë studiuesit të besojnë se bëhet fjalë për një prerje të veçantë për nder të Augustit.

Perandori Trajan 98-117, është zgjedhur i dyti në listën e 5 Perandorëve më të mirë romak. Ai njihet për zgjerimin e territoreve të Perandorisë gjatë kohës që ishte në pushtet si dhe për filantropinë e politikat sociale që ndërmori, duke udhëhequr një epokë paqeje dhe zhvillimi.

322DAAE900000578-3491387-image-a-20_1457960121102.jpg

Monedha e gjetur në Galilee të Izraelit është e dyta e këtij lloji në gjithë botën. Një tjetër e gjetur disa vite më parë ruhet në Muzeun kombëtar Britanik. Në njërën anë të monedhës lexohet “Augustus i hyjnizuar” ndërsa në anën tjetër janë simbolet e legjionit romak dhe emri i Perandorit Trajan.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Refugjati sirian mesazh qeverisë shqiptare: Hap dyert dhe na dërgo në Gjermani
Një e dashur gjermane: një rrugë integrimi për refugjatët!? Historia prekëse e Lenës dhe Aliut »
Article Logic
Execution time: 0.019193172454834
array(1) { ["section"]=> string(60) "zbulohet-monedha-e-rralle-nga-koha-e-perandorit-trajan-35075" }