Zbulohet multimiliarderi i Angela Martinit (FOTOT në krahët e njëri-tjetrit)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 08:39 17-05-2016 Zbulohet multimiliarderi i Angela Martinit (FOTOT në krahët e njëri-tjetrit)

Zbulohet i dashuri multimiliarder i modeles shqiptare me famë ndërkombëtare Angela Martini. Sipas revistës “Who” bëhet fjalë për Dragos Savulescu, producent filmash, i cili hyri në këtë industri në vitin 2013.

Ai ka lindur dhe është rritur në Bukuresht të Rumanisë, ndërsa së fundmi jeton në Los Angeles, ku dhe është njohur me modelen Martini, e cila prej një viti është rezidente në këtë shtet.

Dragos Savulescu, deri në 2012 ka qenë president i klubit të futbollit Dinamo, një prej skuadrave më të suksesshme në Europën Lindore.

Savulescu është një biznesmen i shquar me sipërmarrje të suksesshme në pasuri të patundshme, ku ka zhvilluar një portofol të fortë të transaksioneve të pasurive të patundshme që arrijnë në disa miliardë euro, si dhe është marrë me turizëm, konsulencë, shkëmbim të aksioneve, sport dhe me botime.

Miqtë e afërt të modeles nuk kanë zbuluar detaje për njohjen e tyre, por ata konfirmojnë për  Who se aktualisht Angela Martini po shijon Festivalin e Kanës krah të dashurit të saj supermiliarder.

angela3.jpg

angela2.jpg

angela.jpg

angela1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.056151151657104
array(1) { ["section"]=> string(80) "zbulohet-multimiliarderi-i-angela-martinit-fotot-ne-krahet-e-njeri-tjetrit-40666" }