Zbulohet në Lushnje një varr i antikitetit të vonë

Publikuar tek: kulture-art, më 15:16 05-05-2015 Zbulohet në Lushnje një varr i antikitetit të vonë

Një varr i antikitetit të vonë është zbuluar këto ditë në fshatin Stan-Karbunarë të Lushnjes. Kanë qenë banorë të zonës ata që duke gërmuar për hapjen e rrugëve në kodrën e fshatit, kanë zbuluar varrin, brenda të cilit janë gjetur dy skelete njeriu dhe ne mes tyre një shpatë.

Sipas arkeologëve, mendohet që varri të jetë i antikitetit të vonë rreth 1500 vjet më parë. Varre të ngjashme të mbuluara me tjegulla janë zbuluar edhe më parë, në jug të qytetit të Lushnjes. Në këto kodra gjendet edhe  kalaja e Stan-Karbunarës, rrënojat e të cilës janë nën tokë e të mbuluara nga dheu.

Studiuesit nuk mund të konfirmojnë ende gjinën e skeleteve, apo statusin e shoqëror që kanë pasur rreth viteve 500 pas Krishtit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Saimir Pirgu në skenën e suksesit në Londër me premierën e operas “King Roger”
Shitet piktura e Van Gogh në ankand, vlera 66 milionë dollarë »
Article Logic
Execution time: 0.054621934890747
array(1) { ["section"]=> string(56) "zbulohet-ne-lushnje-nje-varr-i-antikitetit-te-vone-10423" }