Zbulohet në shpellën egjiptiane skena e lindjes më e vjetër në botë

Publikuar tek: kulture-art, më 18:20 26-12-2016 Zbulohet në shpellën egjiptiane skena e lindjes më e vjetër në botë

Kërkuesit italianë besohet të kenë zbuluar skenën e lindjes më të vjetër në botë – gati 5,000 vjeçare, pikturë e gjetur në tavanin e një shpelle të vogël në Egjipt.

Në vizatim dallohen dy prindër dhe fëmija në mes, një yll në Lindje dhe dy kafshë. Vizatimi u gjet gjatë një ekspedite në shkretëtirën e Saharasë, mes luginës së Nilit dhe pllajës Gilf Kebir, shkruan Newsbomb.al.

“Kjo është një skenë shumë evokative, e cila në të vërtetë i ngjan shumë Lindjes së Krishtit. Por megjithëse e kalon atë me gati 3,000 vjet”, tha gjeologu Marco Morelli, drejtor i Muzeut të Shkencave Planetare në Prato, pranë Firences, Itali.

Morelli e ka gjetur pikturën e shpellës që në vitin 2005, por vetëm tani vendosi ta bëjë publike.

“Zbulimi ka disa implikime pasi ngre pikëpyetje të reja rreth ikonografisë të një prej simboleve më të fuqishme të krishtera”, tha Morelli.

Skena përmban një burrë, një grua pa kokë për shkak të prishjes së vizatimit, dhe një fëmijë.

Morelli thotë se kjo mund të përshkruhet si një skenë normale në familje por ka disa detaje të tjera që e bëjnë vizatimin e veçantë.

Ai vë në dukje se fëmija i porsalindur qëndron disi lart mbi prindërit, që duket sikur është ngritur në qiell. Kjo ndoshta pë shkak se në atë kohë vdekja lidhej ngushtë me tokën dhe lindja me qiellin.

Dy kafshët janë një luan pa kokë dhe një majmun ndërsa artisti neolitik ka pikturuar edhe një yll. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tani që gjithçka ka mbaruar, studiuesi Vaso Tole i “përvishet” Festivalit të 55-të në RTSH
Vajza e Lasgushit të madh kujton të atin në ditëlindjen e tij të 117-të por rrëfen si nuk mori asnjë dhuratë në jublile dhe zbardh fletë nga ditari »
Article Logic
Execution time: 0.025943994522095
array(1) { ["section"]=> string(73) "zbulohet-ne-shpellen-egjiptiane-skena-e-lindjes-me-e-vjeter-ne-bote-63830" }