Zbulohet një skulpturë e Michelangelo-s në Romë

Publikuar tek: kulture-art, më 16:27 24-03-2015 Zbulohet një skulpturë e Michelangelo-s në Romë

Një skulpturë e artistit Italian, Michelangelo-s është gjetur brenda kishës françeskane të Apostujve të Shenjtë në Romë. Skulptura është zbuluar nga profesor Loh i Universitetit të Londrës.

. Deklaratën për këtë zbulim ai e ka bërë publike përpara dy ditësh në festivalin Literary Oxford. Loh konfirmon që skulptura i përket skulptorit Italian të rilindjes, e cila kishte qenë kataloguar më parë si punë e shekullit të XIX.

Një studim të tillë ai e kishte përfunduar dy vite më parë me anë të gjurmëve të skulptorit tjetër të rilindjes së vonë pas Michelangelos, Giacomo del Luca dhe ka pasur rastin që ta konfirmojë ekzistencën e skulpturës edhe në kishën françeskane të Apostujve të Shenjtë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘’The Simpson’’, delegacion me flamur shqiptar në serialin satirik amerikan
Përkthyesja shqiptare merr çmimin kombëtar të përkthimit në Itali »
Article Logic
Execution time: 0.020638942718506
array(1) { ["section"]=> string(52) "zbulohet-nje-skulpture-e-michelangelo-s-ne-rome-6829" }