Zbulohet pasuria e Bujar Nishanit dhe bashkëshortes Odeta

Publikuar tek: ekonomi, më 13:55 11-05-2017 Zbulohet pasuria e Bujar Nishanit dhe bashkëshortes Odeta

Publikohet deklarata e pasurisë së Bujar Nishanit dhe bashkëshortes Odeta në ILDKP, të ardhurat  dhe shpenzimet e tyre.

“Open Spending Albania” ka bërë publike gjithë të ardhurat e Nishanit dhe bashkëshortes së tij Odeta që nga marrja e postit të Presidentit në 2012-n deri në vitin 2016-të, shkruan newsbomb.al.

Në 2016-n, Nishani ndër të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike/private 2016, ka deklaruar në ILDKP:

Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet:
1) Të ardhura neto nga Paga si President i Republikës, 2 260 238 lekë.

2) Dieta për udhëtime jashtë vendit 1 620 dollarë dhe 4 860 euro.

Të ardhura si Këshilltarë/Anëtarë Bordesh:

 Të ardhura neto nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, 102 000 lekë.

Të ardhura Qiradhënie

1)Të ardhura nga qiradhënia e një apartamenti Durrës 600 000 lekë.
2) të ardhura qiradhënie dyqan Durrës 660 000 lekë.

Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare;

Bashkëshortja, të ardhura nga interesa bankare bono thesari, 445 560 lekë.
2) Bashkëshortja, të ardhura nga interesa bankare bono thesari, 792 100 lekë.

3) Bashkëshortja, të ardhura nga paga pranë BSH, 1 576 400 lekë.
4) Bashkëshortja, dieta për udhëtime jashtë vendit, 990 dollarë dhe 2 370 euro

Shih deklaratën e Pasurisë ndër vite në “Open Spending Albania”. /Newsbomb.al/ 

bujari.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021983861923218
array(1) { ["section"]=> string(63) "zbulohet-pasuria-e-bujar-nishanit-dhe-bashkeshortes-odeta-78262" }