Zbulohet personazhi enigmatik që bëri spektakël me kalin, është një nga njerëzit më me ndikim në Shqipëri (FOTOT)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:05 11-12-2016 Zbulohet personazhi enigmatik që bëri spektakël me kalin, është një nga njerëzit më me ndikim në Shqipëri (FOTOT)

Një personazh enigmatik tërhoqi vëmendje këtë paradite të diele në bregdetin e Durrësit teksa dhuronte numra sa të bukur aq edhe të rrezikshëm hipur mbi një kalë.

Dhe njeriu mbi kalë nuk është aspak i panjohur, përkundrazi është një nga njerëzit më me ndikim në Shqipëri.

Quhet Klodian Allajbeu dhe është themeluesi i të gjitha Spitaleve Amerikane. Allajbeu njihet si njeriu që shkon mirë me të gjithë dhe që kurrë s’ka patur asnjë problem me asnjë qeveri ndonëse shpesh është vënë në qendër të akuzave për korrupsion, por askush nuk ka faktuar asgjë dhe figura e tij ka dalë gjithnjë e pastër.

Allajbeu, në vitin 2013 është shpallur nga Bashkia e Beratit edhe si “Njeriu i Vitit” me motivacionin: “Intelektual i spikatur” por mesa duket, sipërmarrësi dhe biznesmeni i suksesshëm merret edhe me një sport të veçantë.

Ai ka një pasion të madh për kuajt dhe kujdeset personalisht edhe me rritjen e tyre. Ja ku e shohim në këto foto duke rrezikuar jo pak me spektaklin që dhuron hipur mbi kalë.

kal.jpg

kal1.jpg

kal2.jpg

kal3.jpg

kal4.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023621082305908
array(1) { ["section"]=> string(116) "zbulohet-personazhi-enigmatik-qe-beri-spektakel-me-kalin-eshte-nje-nga-njerezit-me-me-ndikim-ne-shqiperi-fotot-62306" }