Zbulohet SMS-ja e Bashës, ja çfarë i shkruan demokratëve për protestën

Publikuar tek: politike, më 19:51 07-12-2015 Zbulohet SMS-ja e Bashës, ja çfarë i shkruan demokratëve për protestën

Kreu i PD-së, Lulzim Basha u ka dërguar të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike një sms ku bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e nesërme, më 8 dhjetor.

“Ti që je pa punë, ti që nuk siguron dot bukën e fëmijëve, ti që nuk kurohesh dot në spital, ti që terrorizohesh për kuponin, dritat dhe ujin, ti që nuk shet dot prodhimet e tua, ti që mbyll qepenin, ti që vidhesh dhe poshtërohesh, ti që mbitaksohesh, është koha të protestosh bashkë me ne”, shkruan Basha.

“Më 8 dhjetor, ora 11 në sheshin “Skënderbej”, për t’i treguar kësaj bande hajdutësh se durimi ynë ka mbaruar! Duam një rrugë të re për Shqipërinë”, mbyllet mesazhi i Bashës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Policia pa staf dhe hard-disqe; hetimet kundër krimit të organizuar në rrezik
Dade i bashkohet Blushit: Edi Rama nuk është zgjedhur kryetar i PS »
Article Logic
Execution time: 0.027981042861938
array(1) { ["section"]=> string(75) "zbulohet-sms-ja-e-bashes-ja-cfare-i-shkruan-demokrateve-per-protesten-27185" }