Zbulohet Tempull 800 vite i vjetër për Mbretin e Albanisë në Azerbaxhian (Foto)

Publikuar tek: kulture-art, më 07:09 28-10-2015 Zbulohet Tempull 800 vite i vjetër për Mbretin e Albanisë në Azerbaxhian (Foto)

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar një mesazh në profilin e tij në “Facebook”, ku nëpërmjet edhe një foto shoqëruese, pretendon zbulimin e një tempulli shqiptar të hershëm, që daton rreth 800 vite më parë..., por që është ndërtuar në Azerbaxhian për Mbretin e Albanisë (Roi d'Albanie).

bpc_12075.jpg

Ja çfarë shkruan Pacolli në profilin e tij:

“Dua të ndaj me ju një foto nga një tempulli shqiptar që u ndërtua mes viteve 1216-1238 për Hasan Djalalin, i quajtur ndryshe Mbreti i Albanisë (Roi d'Albanie). (Në atë kohë nuk ishte Arbëria apo Shqipëria). Në këtë Tempull në Azerbaixhan kam parë edhe shkrimet e para me germa shumë të ngjashme me alfabetin shqiptar. Siç duket, gjuha shqipe është përdorur më herët se ‘Meshari i Buzukut’, ose shenjat e para të shqipes të gjetura në Dubrovnik të viteve 1286.

Në këtë Tempull kishte shenja të ngjashme me ato që dëshmonin ekzistencën e Albanisë së Kaukazit tre shekuj e gjysmë para erës sonë.

I ftoj historianët e Kosovës të vizitojnë vendet ku ishte instaluar Albania Kaukaziane, gjegjësisht, pjesën jugore të Azerbaixhanit, Karabahut dhe pjesën Iraniane të Kaspikut jugperëndimor. Një sponsorizim të eksploruesve kosovarë për këtë çështje do ta mbështetja me shumë dëshirë”, shkruan Behgjet Pacolli, duke nxitur dhe inkurajuar një ekspeditë të mundshme eksploruese".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rrëfimi i një murgeshe shqiptare: Ne motrat bëjmë cdo lloj pune, prindërit nuk ishin dakord me zgjedhjen time
Filmi Kosovar “Babai” do të konkurrojë në festivalin ndërkombëtar të filmit në Gjenevë »
Article Logic
Execution time: 0.021764993667603
array(1) { ["section"]=> string(83) "zbulohet-tempull-800-vite-i-vjeter-per-mbretin-e-albanise-ne-azerbaxhian-foto-24105" }