Zbulohet thesar me tonelata monedhash argjendi në Oqeanin Atlantik, anija e mbytur në vitin 1942

Publikuar tek: bota, më 14:53 14-04-2015 Zbulohet thesar me tonelata monedhash argjendi në Oqeanin Atlantik, anija e mbytur në vitin 1942

Një thesar  me 100 tonelata monedhash argjendi  të ruajtura në anijen  “City Cairo” në  Oqeanin Atlantik është zbuluar nga një ekip i arkeologëve detarë franko-britanikë të shoqërisë së specializuar në eksplorimet nënujore “Deep Ocean Search”.

Thesari me tonelata monedhash argjendi ka qenë fshehur në 5000 metër thellësi në anijen “City of Cairo” nga një gjerman  në Luftën e II-të Botërore në vitin 1942. Përveç të tjerave anija transportonte edhe 7.422 ton  mallra dhe mbi 302 pasagjerë të cilët kanë ndërruar jetë që atëherë.

Për vite studiuesit janë përpjekur që të lokalizojnë vendin ku ishte zhytur anija “City Cairo”. Në vitin 2013 kanë nisur kërkimet serioze nga themeluesi i “Deep Ocean Search” John Kingsford dhe më në fund anija është identifikuar.

Themeluesi i “Deep Ocean Search” shprehet se gjetja e anijes “City Cairo” duhet parë në këndvështrimin historik pasi na kujton vdekjen tragjike të pasagjerëve gjatë Luftës së II-të Botërore si dhe është një histori që hedh dritë mbi një ngjarje të panjohur më parë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034143924713135
array(1) { ["section"]=> string(100) "zbulohet-thesar-me-tonelata-monedhash-argjendi-ne-oqeanin-atlantik-anija-e-mbytur-ne-vitin-1942-8694" }