Zbulohet unaza vikinge e shek. të 9-të me mbishkrimin “Allah”

Publikuar tek: kulture-art, më 17:41 16-03-2015 Zbulohet unaza vikinge e shek. të 9-të me mbishkrimin “Allah”

Arkeologët e zbuluan unazën në varrin e një gruaje vikinge që i përket shekullit IX, 100 vjet më parë, dhe vetëm ditët e fundit kanë arritur të zbërthejnë kuptimin e mbishkrimit të gdhendur në të.

Unaza, fillimisht mendohej se ishte me gurrë të çmuar ngjyrë vjollcë e gdhendur me shkronja arabe. Por hulumtimi i bërë kohët e fundit me anë të skanimit të elektroneve me mikroskop, ka zbuluar se guri ka qenë prej qelqi i ngjyrosur, çka për vikingët e asaj kohe ishte një material ekzotik.

Studimi i publikuar në revistën “Scanning”, zbulon se vikingët kanë qenë në kontakt me botën islame dhe mbishkrimi në unazë lexon “për Allahun” apo “të Allahut”. Vikingët e kanë nisur tregëtinë me Egjiptin dhe Mesopotaminë rreth 3400 vjet më parë, por ky zbulim tregon se ata e vazhduan këtë tregëti me kulturën islame për shkëmbimin e objekteve të qelqit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Momenti i fëmijëve, 2 festivalet e tyre më 17 dhe 18 mars
Shkolla çon të miturit të shohin film me skena seksi e përdhunim, Bombaj: S’është film erotik »
Article Logic
Execution time: 0.0312340259552
array(1) { ["section"]=> string(63) "zbulohet-unaza-vikinge-e-shek-te-9-te-me-mbishkrimin-allah-6083" }