Zbulohet universiteti privat që është favorizuar nga Ministria e Arsimit, Nikolla e komenton në Kuvend

Publikuar tek: politike, më 14:02 16-07-2015 Zbulohet universiteti privat që është favorizuar nga Ministria e Arsimit, Nikolla e komenton në Kuvend Lindita Nikolla, ministre e Arsimit dhe Sporteve

Zbulohet universiteti privat që është favorizuar nga Ministria e Arsimit, në lidhje me programin e doktoraturave.

Ai është Universiteti Evropian i Tiranës, emër që është bërë publik nga vetë ministrja Lindita Nikolla.

Edhe pse Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar penalisht zyrtarët e lartë të ministrisë për favorizim ‘’ndaj një universiteti privat’’, Nikolla mendon se ky universitet nuk ka përfituar.

"Si program doktorature është licensuar me numër 503. UET, në fakt është licensuar që në datën 2010. Në titull fjala publike hiqet. “Institucioni i arsimit të lartë që apikon për doktoraturë”. Menjëherë pas kësaj kanë ardhur aplikimet për statusin e universitetit.  Në 07/10/2012 janë licensuar edhe programet e doktoraturës.

Dinamika e regjistrimeve në UET para shtatorit 2013 është 238 aplikantë në 2010-2011, 193 në 2011-2012, dhe 145 në  2012-2013. Nga shtatori deri tani 0 aplikantë”, ka thënë Nikolla.

Por ministrja e Arsimit dhe Sporteve nuk dha asnjë shpjegim se si ky universitet i kishte marrë aplikantët për doktorantë në vitet para se ta drejtonte ministrinë, edhe pse dha shifra konkrete të doktorantëve. Programi i doktoraturave është ndaluar në Shqipëri, pikërisht kur Nikolla nisi të drejtojë ministrinë dhe duhet verifikuar tashmë, nëse numri 0 që Nikolla e sjell për UET-në, korrespondon me vitet e ndërprerjes së këtij programi.

Sali Berisha kundërshtoi Nikollën, duke thënë se në 2 vite nuk ka dërguar asnjë doktorant në publik. “Unë dua ta falenderoj ministren sepse nuk nxorri dokumenta false, por nuk nxorri as edhe një emër të vetëm që ka dërguar doktoratura…te  publiku nuk jep lekë, privati jep 8000 euro për doktoraturë”.

“Nuk janë dhënë kuota as për universitetin publik dhe as për universitetet private”, tha Nikolla.

 

LEXO EDHE: SKEMA MASHTRUESE ME DOKTORATURAT NE SHQIPERI. KALLEZIM PENAL PER TRE ZYRTARET E MASH

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha kundër ligjit për arsimin e lartë: I mbyll derën studentëve të varfër
Peleshi realizon takimin me kryebashkiakët që refuzuan Ramën (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.017646074295044
array(1) { ["section"]=> string(107) "zbulohet-universiteti-privat-qe-eshte-favorizuar-nga-ministria-e-arsimit-nikolla-e-komenton-ne-kuvend-16335" }