Zbulohet vajza e politikës me të cilën do hapë restorantin Renato Mekolli, bashkë si dy biznesmenë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:59 06-07-2016 Zbulohet vajza e politikës me të cilën do hapë restorantin Renato Mekolli, bashkë si dy biznesmenë

“Jeni gatiiiii !
Në Shtator Tirana do të ketë restorantin me të diskutuar gati! “. Kështu shkruan shefi i kuzhinës Renato Mekolli duke bërë me dije se tashmë do finalizohet gjithçka.

Sakaq është zbuluar edhe vajza e politikës me të cilën, Mekolli do të jetë bashkëpronar. Bëhet fjalë për ish zëdhënësen e PD që tentoi të merrte kreun e FRPD, Oriela Nebiajn. Nebiaj dhe Mekolli u shfaqën bashkë edhe në mbrëmjen e “Top Awards” në Top Channel dhe mesa duket, tashmë do i shohim edhe më shpesh si bashkëpronarë në biznes.


“Nëse gatimi për ty është pasion,dashuri,nëse je i përqendruar dhe ndryshe nga të tjerët, ke qejf të bëhesh pjesë e këtij projekti madhështor,ke qejf të punosh në grup dhe të jesh shpirti i grupit,atëherë ky është momenti
Dërgo nje CV me foto të bashkangjitur në inbox-in tim ose në adresën e e-mail-it tim
[email protected]
Në fillim të Korrikut do të fillojnë kontakt e para. Pjesë e stafit sigurisht do të jenë edhe kamarierët,menaxher,etj
Kështu që dërgoni CV me foto
Ju faleminderit paraprakisht!”, shkruan sakaq me entuziazëm Renato.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.068159818649292
array(1) { ["section"]=> string(103) "zbulohet-vajza-e-politikes-me-te-cilen-do-hape-restorantin-renato-mekolli-bashke-si-dy-biznesmene-45708" }