Zbulohet vajza mes personaliteteve në rreshtin e parë...dhe nuk është ajo e Lindita Nikollës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:44 25-06-2016 Zbulohet vajza mes personaliteteve në rreshtin e parë...dhe nuk është ajo e Lindita Nikollës

“Jam shumë krenare për vajzën time që studion në Francë”, tha  nga Kryeministria ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla në pritjen e organizuar për djemtë e kombëtares. Por në këtë foto nuk do flasim për vajzën e ministres.Në rreshtin e parë, krah personaliteteve të njohura të politikës e sportit qendron një vajzë 12 vjeçare që gëzon simpatinë e shefit të kabinetit qeveritar Edi Rama, i cili në këtë foto duket më i qeshur se kurrë. Ajo është vajza e Agustin Kolës, ish-lojtarit dhe trajnerit të Tiranës.  Xhulia është futbolliste e Tiranës për femra por... si u gjet ajo në mesin e këtyre personaliteteve? Përgjigjen na e jep vetë babai i saj ish trajner duke zbuluar detaje shumë interesante për newsbomb.al! “E ka vetë Edi Ramën shok se unë jam me Partinë Demokratike. Dhe e ka mik vetë sepse në shtëpi rrimë me qira te Aneta, te nëna e Edi Ramës dhe ai e do shumë Xhulian. Ftesa aty ishte për mua por unë mora dhe Xhulian sepse ajo donte shumë të vinte”,  thotë Kola për newsbomb.al.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.039335012435913
array(1) { ["section"]=> string(96) "zbulohet-vajza-mes-personaliteteve-ne-rreshtin-e-pare-dhe-nuk-eshte-ajo-e-lindita-nikolles-44543" }