Zbulohet vaksina universale që zvogëlon rrezikun e kancerit

Publikuar tek: bota, më 16:10 22-03-2015 Zbulohet vaksina universale që zvogëlon rrezikun e kancerit

Shkencëtarët kanë avancuar në fushën e mjekimit të sëmundjes më të “frikshme” të viteve të fundit, kancerit. Ata kanë zbuluar një vaksinë që mbron sistemin imunitar të njeriut deri në atë masë sa kjo vaksinë shkatërron qelizat e kancerit.

Vaksina është eksperimentuar në rastin e një gruaje amerikane të cilës i kishin mbetur edhe pak javë për të jetuar, por kanë kaluar 3 vite dhe ajo ende nuk ka ndërruar jetë. Ky rast i jep entuziasëm shkencëtarëve që të mendojnë për një vaksinë universale që mund të luftojë gjithashtu kancerin e gjirit dhe të prostatës.

Specialisti Guenther Koehne i Memorial Sloan Kettering Cancer Center në New York ka trajtuar 15 pacientë të cilët e kishin jetëgjatësinë jashtëzakonisht të kufizuar dhe kanë pasur rezultat. Vaksina është aplikuar fillimisht tek pacientët që vuajnë nga sëmundja e leucemisë dhe trajtimi i këtyre pacientëve përfshin marrjen e palcës së eshtrave nga një dhurues dhe ndarjen e saj në qelizat burimore dhe T-qelizat. Trajtimi nëpërmjet vaksinës për rritjen e sistemit imunitar është më afatgjatë se kimioterapia dhe ka më pak efekte anësore, sipas studimeve dhe rezultateve të përftuara nga mjekimet e para.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025810956954956
array(1) { ["section"]=> string(64) "zbulohet-vaksina-universale-qe-zvogelon-rrezikun-e-kancerit-6633" }