Zbuloni dy qarqet e Shqipërisë ku zotërojnë femrat “shefe”

Publikuar tek: ekonomi, më 12:03 02-06-2017 Zbuloni dy qarqet e Shqipërisë ku zotërojnë femrat “shefe”

Janë pikërisht qarku i Tiranës dhe Lezhës, të cilat rezultojnë me përqendrimin më të madh të ndërmarrjeve të drejtuara nga femrat. Ndërsa Korça dhe Kukësi janë qarqet me numrin më të vogël të femrave "shefe".

Sipas të dhënave të INSTAT femrat zotërojnë 26,8 % të ndërmarrjeve aktive gjithsej, krahasuar me 31,3 % gjatë vitit 2015.

Në qarkun e Tiranës femrat drejtojnë më shumë se 32% të bizneseve, ndërsa në qarkun e Lezhës 30% e bizneseve drejtoheshin nga femrat më 2016.

Aktiviteti tregtar shënon pjesëmarrjen më të lartë të femrave në vendimmarrje, me 43,5 %.

Ndërmarrjet e drejtuara nga femrat janë kryesisht ndërmarrje me 1- 4 të punësuar, të cilat zënë 92,7 % të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve të drejtuara nga femrat.

Megjithatë, femrat drejtojnë 19,2 % të ndërmarrjeve me 50 e më shumë të punësuar nga 20,4 % që drejtonin këtë grup gjatë vitit 2015.

Sipas raportit të Hendekut Global Gjinor nga Forumi Ekonomik Botëror, Shqipëria ka përmirësuar renditjen e saj me 8 vende krahasuar me një vit më parë, duke u listuar 62-a nga 144 vende të cilat janë marrë në konsideratë.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032434940338135
array(1) { ["section"]=> string(62) "zbuloni-dy-qarqet-e-shqiperise-ku-zoterojne-femrat-shefe-80936" }