Zbuloni sa do të kushtojnë zgjedhjet për kryetar bashkie në Kolonjë

Publikuar tek: ekonomi, më 21:11 09-11-2016 Zbuloni sa do të kushtojnë zgjedhjet për kryetar bashkie në Kolonjë

Zgjedhjet e reja për kryetar bashkie në Kolonjë do të mbahen me 20 nëntor, pas ndarjes nga jeta të ish-kryebashkiakut Arben Malo.

Në garë janë Ilia Stefo i partisë socialiste dhe Dritan Hajro i djathtë.

Këshilli i Ministrave ka vendosur një shtesë në buxhetin e vitit 2016 prej 4 907 000 (katër milionë e nëntëqind e shtatë mijë) lekësh, me qëllim organizmin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar të Bashkisë Kolonjë.

Vendimi  për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2016, miratuar për komisionin qendror të zgjedhjeve:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 dhe 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, të ndryshuar, me propozim të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

 V E N D O S I:

1. Në buxhetin e vitit 2016, miratuar për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në zërin “Shpenzime korrente”, të shtohet fondi prej 4 907 000 (katër milionë e nëntëqind e shtatë mijë) lekësh, me qëllim organizmin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar të Bashkisë Kolonjë.

 2. Efekti financiar i parashikuar në pikën 1, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2016.

3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025103092193604
array(1) { ["section"]=> string(73) "zbuloni-sa-do-te-kushtojne-zgjedhjet-per-kryetar-bashkie-ne-kolonje-59011" }