Ze Maria braktis Tiranën? Ka lënë të gatshëm…

Publikuar tek: sport, më 22:23 30-09-2018 Ze Maria braktis Tiranën? Ka lënë të gatshëm…

Gazetari Bledar Koka ka zbuluar se Tirana po mendon zëvendësimin e Ze Maria, por nuk preferoi të jap emra.

I ftuar në studion e "Fair Play nga Enkeleida Zeko" Koka tha se momentalisht posti i tij është pezull.

"Presidenti Halili duhet të shfrytëzojë të gjithë kompetencat e tij si president për të unifikuar skuadrën. Ka diçka që nuk shkon me trajnerin aktual. Tirana në këto momente do diskuton një emër që ka lidhje me këtë fanellë. Eksperienca me trajnerët e huaj ka dështuar te Tirana.

Mendoj se gjetja e një zëvendësuesi të Ze Maria sa më shpejt do të ishte një gjetje e drejtuesve. Për hir të së vërtetës nuk mund të jap emra për shkak të të ftuarve këtu. Për momentin ka marrëdhënie të ngrira mes palëve. Momentalisht ai është larguar. Ka lënë të gatshëm programin stërvitor për një javë, por nuk mund të jap më shumë informacion.”-deklaroi Koka.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndahen çmimet e "Albanian Sports Ambassador". Nga Veliaj, Krasniqi e Igli Tare, fotot që nuk u panë në TV
I ra të fikët në fushën e lojës, mbrojtësi i 'FLAMURTARIT 'alarmon' Ilir DAJËN »
Article Logic
Execution time: 0.023705005645752
array(1) { ["section"]=> string(50) "ze-maria-braktis-tiranen-ka-lene-te-gatshem-136160" }