Zëdhënësi i Presidentit: Nuk ka komision garancish statutore që ndalon Metën të ushtrojë kompetencat e tij

Publikuar tek: aktualitet, më 16:20 12-01-2019 Zëdhënësi i Presidentit: Nuk ka komision garancish statutore që ndalon Metën të ushtrojë kompetencat e tij

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, në një status në rrjetin social Facebook ka shkruar se nuk ka komision garancish statutore që ndalon Presidentin e Republikës të ushtrojë kompetencat e tij për emërimin dhe shkarkimin e ministrave.

 Reagimi i Tedi Blushit vjen edhe pas përplasjes së fundit të Rama-Metës në lidhje me dekretimin e ministrit të Jashtëm Genti Cakajt. 

Postimi i plotë

Nuk ka komision garancish statutore që ndalon Presidentin e Republikës të ushtrojë kompetencat e tij të qarta kushtetuese për emërim e shkarkim ministrash. Duhet të jetë e qartë për pengmarrësin e Reformës në Drejtesi: Aksioni për rivendosjen e plotë të rendit kushtetues e ligjshmërisë nuk ndalet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023137092590332
array(1) { ["section"]=> string(118) "zedhenesi-i-presidentit-nuk-ka-komision-garancish-statutore-qe-ndalon-presidentin-te-ushtroje-kompetencat-e-tij-148511" }