Zëdhënësia e PD, Zhupa: Do të anulojmë planin klientelist të Ramës për stadiumin dhe kullën e betonit

Publikuar tek: politike, më 11:19 22-04-2016 Zëdhënësia e PD, Zhupa: Do të anulojmë planin klientelist të Ramës për stadiumin dhe kullën e betonit

Gjatë një deklarate për shtyp zëdhënësia e Partisë Demokratike Ina Zhupa u shpreh se plani i Ramës për stadiumin Qemal Stafa është korruptiv dhe klientelist dhe e kthen atë në qendrën më të madhe tregtare në kryeqytet me një kullë të tmerrshme betoni.

 “Edi Rama zbuloi për publikun një prej planeve me korruptive e klienteliste të këtyre 3 viteve, siç është qendra e madhe e biznesit dhe e tregtisë aty ku gjendet sot Stadiumi Qemal Stafa.

Përveçse e kthen stadiumin në një qendrën më të madhe tregtare në kryeqytet, plani i Edi Ramës parashikon edhe ngritjen e një kulle të tmerrshme betoni, po aq korruptive dhe klienteliste.

Mirëfilltazi kemi të bëjmë me një aferë financiare, dhe jo me një arenë sportive.

Në mungesë të plotë transparence e konsultimi publik, dje Edi Rama ka bërë fakt të kryer projektin e tij për të zaptuar bashkë me miqtë dhe klientelën e vet zonën historike dhe monumentale, ndër më të shtrenjtat e fitimprurëset në Tiranë, me dyqane, beton e hotel.

Partia Demokratike e pati lajmëruar dhe denoncuar këtë skemë korruptive që me 24 janar të këtij viti.

Por në fshehtësi të plotë Edi Rama ka vazhduar me këtë plan antisportiv në fakt, që futbollin e ka si mbulesë për pazarin e madh me qendrën tregtare.

Partia Demokratike lajmëron edhe një herë të interesuarit bankat dhe sipërmarrësit që janë thirrur të bëhen pjesë e këtij aksioni korruptiv e financiar të Edi Ramës, se ne nuk e njohim dhe do ta anulojmë menjëherë këtë projekt hajdutërie, sapo shqiptarët të na besojnë drejtimin e vendit.

E ritheksojmë se është në riskun e tyre personal dhe në përgjegjësinë e tyre nëse hedhin para, në këtë projekt të Edi Ramës, që e trajton stadiumin si pronën e tij.

Partia Demokratike ju premton tifozëve një stadium sipas të gjitha standardeve olimpike moderne, për publikun, të ndërtuar me fonde publike, pa kullë, ku prioritet do të jetë sporti dhe spektatori, dhe jo biznesi, klientela e kryeministrit që kërkon të grabisë hapësirën më përfaqësuese publike dhe sportive në vend” deklaroi Zhupa.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Thirrja e Berishës për armatosje, Rama: Pjesë e planit të Saliut pas mesazhit të Shtëpisë së Bardhë
Deklarata “bombë”, ambasadori Lu takon me urgjencë Berishën »
Article Logic
Execution time: 0.0046210289001465
array(1) { ["section"]=> string(105) "zedhenesia-e-pd-zhupa-do-te-anulojme-planin-klientelist-te-rames-per-stadiumin-dhe-kullen-e-betonit-38354" }