Zëdhënësja e Berishës i përgjigjet Ramës: “Veteran” është status, jo dekoratë

Publikuar tek: politike, më 15:44 16-12-2015 Zëdhënësja e Berishës i përgjigjet Ramës: “Veteran” është status, jo dekoratë

Zëdhënsja e ish kryeministrit Berisha Erla Mëhilli i përgjigjet kryeministrit Rama pasi ky i fundit publikoi listën me emrat e veteranëve shpallur nga Berisha ku ndër ta ishte edhe emri i hetuesit të At Zef Pllumit. Mëhilli sqaron nga profili i saj në Facebook se statusi dhe dekorata nuk janë e njëjta gjë.

 “Pas asaj që paskërkësh thënë kryeministri:

Së pari vendimi apo dekreti i 94 është akt normativ që i jep një status një kategorie të caktuar. Pra nuk është akt nominal për të cilin verifikohen kushtet e secilit individ.

Ndërsa dekorimi është akt nominal për çdo individ me motivacion individual pra duhen hetuar rrethanat rast pas rasti.

Të shpallesh "veteran" është status për një kategori nuk është dekoratë. Kurse dekorata është onorificencë, është akt individual. Statusi i jepet një kategorie mbi bazën e faktit që ka luftuar kurse dekorata jepet për merita të posaçme çdo individi”, përfundon zëdhënësja ndërsa pason edhe me një status të dytë ku shkruan:

"...Kjo nuk ishte firmë, ishte litar! Po për këtë firmë që çoi në litar Havzi Nelën, a do kërkojë ndjesëe Edi Rama???"

kristaq.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ylli Manjani pushoi në vend një gardian që drejtonte makinën pa patentë, po shoferin e makinës së tij do ta pushojë?
Reagon Topalli për përplasjen e studentëve me Veliajn dhe u jep një ‘’Bravo’’ të madhe »
Article Logic
Execution time: 0.012624979019165
array(1) { ["section"]=> string(79) "zedhenesja-e-berishes-i-pergjigjet-rames-veteran-eshte-status-jo-dekorate-27915" }