Zëdhënësja e FSHF-së, Jona Dervishi: Futbollistët flirtojnë me mua

Publikuar tek: sport, më 09:15 31-05-2015 Zëdhënësja e FSHF-së, Jona Dervishi: Futbollistët flirtojnë me mua Jona Dervishi

Jona Dervishi është zëdhënësja e parë femër e Federatës Shqiptare të Futbollit. Profilin e saj, jo shumë të njohur për publikun, e ka sjellë nëpërmjet një interviste gazeta ‘’Panorama’’, ku vetë Dervishi ka rrëfyer se futbollistët flirtojnë me të. Por Dervishi thotë se për të nisur punë në FSHF I është nënshtruar një konkursi shumë rigoroz. Më parë ajo ka punuar në Ministrinë e Jashtme, medie e OJF.

“Mendoj se është njerëzore. Nuk ka asgjë të keqe të joshësh dikë. Mirëpo, kur nisin të komunikojnë me mua, kur bisedojnë gjithnjë e më shumë, kalojmë në shoqëri dhe ata shumë shpejt e harrojnë tentativën për të kaluar në një stad tjetër. U lë të kuptojnë se mund të jem një shoqe e mirë dhe një person që mund t’I ndihmoj, me aq sa mundem.”, thotë Dervishi.

E pyetur nëse ajo do të martohej me një futbollist, Dervishi thotë prerë që ‘’Jo’’.

“Do të martohem me një njeri që përshtatem në shumë gjëra. Por futbollistët janë gjithnjë në lëvizje gjatë gjithë kohës dhe kjo nuk do më pëlqente te partneri. Kështu që i bie që nuk do të martohesha’’, thotë Dervishi, duke treguar edhe se e ka tashmë partnerin e saj që nuk bëhet aspak xheloz.

jonadervishiarmandoduka

Jona Dervishi dhe Armando Duka

jonadervishilorikcana

Jona Dervishi dhe Lorik Cana

jonadervishidebatikcurri

Jona Dervishi dhe Debatik Curri

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « UEFA gjobit me 50 mijë euro FSHF-në
Shkëlqim Muça do të jetë trajneri i ri i Tiranës »
Article Logic
Execution time: 0.027890920639038
array(1) { ["section"]=> string(70) "zedhenesja-e-fshf-se-jona-dervishi-futbollistet-flirtojne-me-mua-12330" }