Zëdhënësja e Gjoshës sulmon Bregun pas daljes te ‘’Portokalli’’, Llambro: Fiks për të qeshur

Publikuar tek: politike, më 08:24 21-03-2016 Zëdhënësja e Gjoshës sulmon Bregun pas daljes te ‘’Portokalli’’, Llambro: Fiks për të qeshur Zirina Llambro dhe Majlinda Bregu

Zëdhënësja e Klajda Gjoshës, ministres aktuale të Integrimit,  sulmon deputeten demokrate Majlinda Bregu, pas daljes së saj në ‘’Portokalli’’. Zirina Llambro, e cilëson ‘’Fiks për të qeshur’’ përgjigjen e ish-ministres Bregu se ‘’do merrej prapë me integrimin europian’’.

Dje në darkë Bregu ishte ftuar në ‘’Portokalli’’, ku tha se do vazhdonte të merrej me integrimin europian.

Komenti i plotë:

“Integrimi nuk na ndahet as në Portokalli. Sot ishte fiks për të qeshur..Dëgjova përgjigjen: Po të isha prapë ministre do merresha me integrimin europian..se nuk flitet më..Në fakt,mbaj mend që kam qenë gazetare pra 3 vjetësh,nuk më rezulton të kishte ndonjë hapësirë të bollshme në media..për të mos folur për qytetarët që u dukej si koncept abstrakt..Lakime për ‘’Mode dhe fashion’’, po sikur kam dëgjuar.

Integrimi më rezulton si çështje ditës, ka ca kohë..Dhe për t’u bërë seriozë meqë Portokallia ka publicitet: Integrim veç të tjerash do të thotë objektivizëm..jo tentativë sarkazme…’’

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhen emrat e Asamblesë së Partisë Socialiste, 175 anëtarët e rinj. Ja cilët janë larguar
Zgjedhja e anëtarëve të Asamblesë së PS-së u manipulua? ‘’Sot’’ zbardh skemën e urdhërimit të votimit »
Article Logic
Execution time: 0.017848014831543
array(1) { ["section"]=> string(92) "zedhenesja-e-gjoshes-sulmon-bregun-pas-daljes-te-portokalli-llambro-fiks-per-te-qeshur-35610" }