Zëdhënësja e PD-së ka një mesazh për mamanë e saj

Publikuar tek: fcb-bomb, më 20:34 16-10-2016 Zëdhënësja e PD-së ka një mesazh për mamanë e saj

Mamaja e saj mbyll një cikël jete dhe tashmë do të shijojë një tjetër periudhë, atë të pensionit.

Ndaj edhe zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa ka një mesazh për të.

E emocionuar Zhupa i uron pension të mbarë nënës së saj teksa nuk nguron t’I falenderojë të gjithë ata që e rrethuan me dashuri.

“Mamaja ime doli në pension dhe kjo ishte një arsye e mirë për tu mbledhur dhe për t’i uruar pension të mbarë. Një kolektiv i mrekullueshëm që kanë mbështetur përherë njëri tjetrin dhe na nderuan me pjesëmarrjen e tyre.

Miq të mirë të mamit, motrat, kunatat, krushkat që e rrethuan me dashuri dhe respekt. Mami mbylli një cikël për të shijuar gjëra të tjera, tani për shembull kërkon dasma, kërkon nipër e mbesa ehhh

Qofsh përherë e lumtur e mira ime, e bukura ime, bashkë me babin në krah, Ivin dhe Kristin, mua dhe Fabin, me motrat dhe vëllezër dhe kë të do zemra” shkruan Zhupa.

 pd.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02183198928833
array(1) { ["section"]=> string(55) "zedhenesja-e-pd-se-ka-nje-mesazh-per-mamane-e-saj-56393" }