Zëdhënësja e PD-së merr diplomën, pedagogu ka disa fjalë motivuese për të

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:28 26-03-2016 Zëdhënësja e PD-së merr diplomën, pedagogu ka disa fjalë motivuese për të

Zëdhënëses së Partisë Demokratike, Ina Zhupës i është dorëzuar diploma e studimeve doktorale.Është pedagogu udhëheqës i saj, Tonin Gjuraj që njofton se Zhupës i është dorëzuar sot diploma pasi ajo nuk mundi të ishte e pranishme në ceremoninë e diplomimit të organizuar pak ditë më parë. Gjuraj i është drejtuar Zhupës me disa fjalë motivuese jo vetëm në detyrën si pedagoge, por edhe në karrierën politike që tashmë ka nisur.“Një moment i veçantë sot për mua, kur i dorëzova Dr.Ina Zhupës, diplomën e studimeve doktorale. Për shkak të angazhimit të saj në një projekt të Erasmus + në Universitetin e Salzburg-ut në Austri, ajo nuk mund të ishte e pranishme në ceremoninë e diplomimit para pak ditësh. Ina është asistentja ime në UET. Përveçse një pedagoge e shkëlqyer, jam i bindur se do të arrijë suksese të mëtejshme dhe në angazhimin e saj politik. E falenderoj në mënyrë të veçantë edhe për këshillimin e karrierës që u bën studentëve të UET. Urimet më të mira Ina. Suksese!”-, shkruan rektori Tonin Gjuraj.Ina Zhupa ka pak muaj që ka marrë detyrën e zëdhënëses së Partisë Demokratike. 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto e ditës për lajmin e ditës
Nishani dekoron krushkun e Sali Berishës, shkëlqen “supermbesa” Dasara »
Article Logic
Execution time: 0.018982887268066
array(1) { ["section"]=> string(78) "zedhenesja-e-pd-se-merr-diplomen-pedagogu-ka-disa-fjale-motivuese-per-te-36032" }