Zëdhënësja e PD-së pretendon se arma në brezin e deputetit nuk është veçse rripi i çantës, sjell fotot krahasuese

Publikuar tek: politike, më 15:13 28-03-2016 Zëdhënësja e PD-së pretendon se arma në brezin e deputetit nuk është veçse rripi i çantës, sjell fotot krahasuese Fotot e postuara nga Ina Zhupa

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa pretendon se ajo që është identifikuar si armë në brezin e deputetit Gent Strazimiri, nuk është asgjë më shumë se rripi i çantës.

Zhupa në profilin e saj në “Facebook”, ka publikuar gjithashtu disa foto krahasuese që sipas saj vërtetojnë se deputeti demokrat nuk ka patur armë me vete në protestën e organizuar te parku i liqenit artificial në kryeqytet.

“Media po manipulon opinionin publik, duke thënë se deputeti Gent Strazimiri ka qenë me pistoletë në protestë. Duket qartë që rripi vazhdon mbi xhup dhe nuk është gjë tjetër veçse çanta kafe që mban deputeti përherë. Këtu disa foto ku dallohet në ambjentet e kuvendit e njejta çantë, ku dallohet qartë edhe rripi dhe pozicioni që e ka varur. Turp manipulimi”, shkruan Zhupa.

Gjithsesi, fotot e publikuara nga mediat, por edhe këto të publikuara nga zëdhënësja e PD-së janë shumë të qarta dhe çdo lexues mund të arrijë vetë në një qëndrim vetëm duke i parë ato.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD akuzon Policinë e Shtetit: Hoqën numrat e identifikimit nga armët e tyre
Të rinjtë e FRPD, ironi me video-selfie nga brenda Drejtorisë së Policisë »
Article Logic
Execution time: 0.021550178527832
array(1) { ["section"]=> string(118) "zedhenesja-e-pd-se-pretendon-se-arma-ne-brezin-e-deputetit-nuk-eshte-vecse-rripi-i-cantes-sjell-fotot-krahasuese-36222" }