Zëdhënësja e policisë plot emocione, ka bërë gjestin më njerëzor duke treguar fytyrën civile të uniformave blu

Publikuar tek: fcb-bomb, më 19:28 28-10-2017 Zëdhënësja e policisë plot emocione, ka bërë gjestin më njerëzor duke treguar fytyrën civile të uniformave blu

Bora Mikli, zëdhënësja simpatike e policisë së Dibrës duket se në mungesë të lajmeve të kronikës, ka prodhuar një tjetër lajm ditën e sotme. Ajo së bashku me kolegë të policisë së drejtorisë së Policisë së Dibrës, është bërë pjesmarrëse e nismës për dhënien e gjakut, raporton newsbomb.al.

 

“Të dhuruarit gjak është diçka e mrekullueshme që ne i bëjmë jetës së të tjerëve dhe kur dhurimi i gjakut bëhët nga punonjës policie atëherë mer vlerë të dyfishtë, pasi tregon humanizmin dhe fytyrën civile të policisë.

Njerëzit nuk mund të prodhojnë gjak artificialisht, prandaj e vetmja mënyrë për të shpëtuar jetët e miliona njerëzve është humaniteti i pastër. Çdo ditë, dikush ka nevojë për gjak, dhe kjo është arsyeja pse ky akt human për dikë është një çështje e jetës apo vdekjes. Dhurimi i gjakut është një akt vullnetar, pa shpërblim.

Unë dhurova gjak për herë të parë dhe jam shumë e lumtur që u bëra pjesë e kësaj nisme, por akoma më e lumtur ndjehem kur e di që me gjakun tim kam ndihmuar dikë që ka nevojë, NDAJ nëse mundeni, nëse keni moshën e duhur dhe jeni të shëndetshëm, DHURONI GJAK!!” shkruan Bora Mikli në profilin e saj në facebook.

22883354_10156623921438765_1314755373_n.jpg

Për këtë akt ka reaguar dhe zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Genti Mullai i cili e quan këtë veprim të efektives Bora Mikli me vlera të dyfishta.

Më poshtë reagimi i Genti Mullai:

Bora, si akti i dhurimit të gjakut që ke bërë, ashtu edhe përshkrimi apo konceptimi i këtij veprimi që ke bërë duke e hedhur në gërma të sinqerta merr vlerë të dyfishtë ai akt human. Sukese në punë e në jetë, fryma e humanizmit dhe e tolerancëes, e mirësisë dhe e drejtësisë të shoqëroftë përherë në rrugën e jetës e në profesionin tonë të vështirë por kuptimplotë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014102935791016
array(1) { ["section"]=> string(115) "zedhenesja-e-policise-plot-emocione-ka-bere-gjestin-me-njerezor-duke-treguar-fytyren-civile-te-uniformave-blu-97567" }