Zefina Hasani i përgjigjet deklaratës ofenduese të Ledion Liços në finalen e “The Voice”

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:46 16-04-2016 Zefina Hasani i përgjigjet deklaratës ofenduese të Ledion Liços në finalen e “The Voice”

Përveçse fitoi Tiri, këndoi Alban Skënderaj, performuan trajnerët dhe mes tyre edhe Sidrit Bejleri me një këngë të re, mbrëmë në The Voice u lëshuan edhe ca deklarata për autoren e programit deri dy net më parë, Zefina Hasani. Ajo sot ka reaguar për revistën Class duke dhënë komentin e saj mbi dialogun ku u përfshinë Sidriti dhe Ledioni.

Sidrit Bejleri pati vëmendjen e duhur profesionale në këtë mbrëmje, që si çdo finale, pati çaste të gjata falenderimesh, për të përmendur punën e saj.

Përgjigjja e Ledionit, jo vetëm që nuk ishte një konfirmim i asaj që tha Sidriti, por, pa ditur nëse është thënë me tendencë apo thjesht ishte një përgjigje e rrufeshme në stilin e tij, nuk tingëlloi as dashamirëse, sidomos duke ditur që Zefina u pezullua nga puna dy net më parë për një mendim ndryshe me pjesën tjetër të produksionit.

Mediat shkruan në masë për këtë replikë duke u ndalur te komenti i Ledionit. Sot, Zefina Hasani ka folur për revistën Class duke komentuar dialogun e dy-ish bashkëpunëtorëve të saj të afërt, deri dy javë më parë.

“Sidriti foli! Çfarë Ledioni tha më pas, për mua s’ka asnjë vlerë, siç nuk ka vlerë gjithçka tjetër joprofesionale”, është shprehur ajo.

Dje, mbyllja e The Voice 5, ishte edhe mbyllje e një sezoni të gjatë pune për të dhe bashkëpunëtorët e saj, edhe pse Zefina nuk ishte në prapaskenën e spektaklit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022835969924927
array(1) { ["section"]=> string(92) "zefina-hasani-i-pergjigjet-deklarates-ofenduese-te-ledion-licos-ne-finalen-e-the-voice-37860" }