Zemërimi i demokratëve pas humbjes së thellë, shikoni mesazhin që i kanë lënë Bashës në derën e selisë blu

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:09 27-06-2017 Zemërimi i demokratëve pas humbjes së thellë, shikoni mesazhin që i kanë lënë Bashës në derën e selisë blu

Duket se demokratët nuk e përmbajnë më zemërimin, pas humbjes së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 2017-ës.

Ndërsa po numërohen edhe kutitë e fundit, rezultati po shkon drejt finalizimit, ku PS merr 74 mandate, PD 43 duke humbur 7 mandate në krahasim me 2013-ën, ndërsa LSI 19 mandate, duke u rritur me 3 deputetë në kuven

Mbështetësit e PD bëjnë përgjegjës liderin e opozitës, Lulzim Basha për këtë humbje të thellë, në 9 qarqe, veç Shkodrës dhe Kukësit.

Për këtë, mbështetës të PD gjatë natës së mbrëmshme i kanë lënë Bashës një mesazh të fortë në derë të selisë blu.

“Basha ik”, shkruhet në këtë banderolë, e cila është hequr menjëherë sapo është pikasur nga punonjës të godinës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama i mori të dyja “timonin edhe tepsinë”
74 mandate në qeverisje, Rama zbulon ku do të mbajë sonte fjalën e fitores »
Article Logic
Execution time: 0.01842188835144
array(1) { ["section"]=> string(111) "zemerimi-i-demokrateve-pas-humbjes-se-thelle-shikoni-mesazhin-qe-i-kane-lene-bashes-ne-deren-e-selise-blu-84151" }