Zeneli i PD: Krimi ka gjetur ministrin e duhur ndaj zgjerohet çdo ditë

Publikuar tek: politike, më 12:55 02-10-2015 Zeneli i PD: Krimi ka gjetur ministrin e duhur ndaj zgjerohet çdo ditë Alban Zeneli, deputet i PD

Akuza të forta vijnë nga selia blu përmes deputetit Alban Zeneli për ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Zeneli përsëriti akuzat e PD “për lidhje të Tahirit me krimin e trafikun e drogës” duke kujtuar dëshminë e ish oficerit të antidrogës, Zagani.

“Saimir Tahiri është një nxitje për krimin, një nxitje për trafikun e drogës. Me Saimir Tahirin janë krijuar grupet e paprekshme që kanë imunitet që sundojnë në zona të caktuara e në qytete të caktuara. Oficeri i lartë i anti-drogës, Zagani, dëshmoi se grupet kriminale që ai vëzhgonte, përdorën makinën AA003GB, mjetin privat të Ministrit. Oficeri dëshmoi se e ka rapotuar faktin tek eprorët e tij, por çështja e mbyll. Lidhjet e forta të bandave me ministrin, kanë bërë që shumë aksione anti-drogë të dështonin e shumë aksione të dekonspiroheshin.”, tha Zeneli ndërsa kërkoi largimin e ministrit nga detyra për t’i hapur rrugë hetimeve.

“Krimi ka njeriun e tij në detyrë, krimi ka gjetur ministrin e duhur, ndaj shtohet e zgjeron terren.Krimi me Tahirin zmadhohet dhe trafiku i drogës, vrasjet, ekzekutimet mafioze nuk ndalen asnjë ditë. Largimi i Saimir Tahirit është një emergjencë. Largimi i tij dhe hetimi i plotë i lidhjeve kriminale do të hapte rrugën për rivendosjen e rendit në vend, për luftën ndaj krimit e ndaj trafikut të drogës".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dritan Prifti: Do flas edhe sikur të më presin mishin copa-copa, sot do shpërndaj videon për implikimin e Agron Çelës
Polici i Portokallisë stërvitet për nisjen e sezonit të ri por a është gati? »
Article Logic
Execution time: 0.020976066589355
array(1) { ["section"]=> string(75) "zeneli-i-pd-krimi-ka-gjetur-ministrin-e-duhur-ndaj-zgjerohet-cdo-dite-22176" }