Zeqaj i Fierit: Me Edi Ramën kam marrëdhënie më të forta se kurrë

Publikuar tek: politike, më 08:02 09-02-2015 Zeqaj i Fierit: Me Edi Ramën kam marrëdhënie më të forta se kurrë Baftjar Zeqaj

Kryetari I Bashkisë së Fierit Baftjar Zeqaj ka gjetur një mënyrë ndryshe për të treguar marrëdhëniet e tij të mira me kryeministrin Edi Rama, pasi dy ditë më parë u përmend nga ish- kryeministri Berisha si një ndër  njerëzit që e kishte radhën për tu arrestuar pas Shpëtim Gjikës.

Zeqaj, ndoshta i vënë nën presionin e qytetarëve të Fierit sqaron nëpërmjet një statusi në “Facebook”, se marrëdhëniet e tij me kryeministrin janë shumë të mira.

“Të gjithë e dimë se harresa, apo braktisja, të lë vetëm e jo të rrethuar nga vëmendja dhe zhvillimi. Besimi nuk shihet nga nje dorë në sup, apo nga tavolinat luksoze, por nga vlerësimi i një pune me anë të mbështetjes, të cilën sot Fieri dhe Baftjar Zeqaj si kryetar i Bashkisë së Fierit e ka, madje maksimale. Përsa i përket marrëdhënies sime me kryeministrin e vendit dhe kryetarin e Partisë Socialiste, ju siguroj që është shumë e mirë dhe shumë më e fortë se kurrë, se bazohet mbi parimin punë-besim-përkushtim” shkruan kreu I Bashkisë së Fierit mbrëmjen e djeshme në “Facebook”.

Pak ditë më parë Berisha hodhi akuza se Zeqaj e ka radhën pas Shpëtim Gjikës për t’u arrestuar. Ndërsa dy javë më parë në media doli lajmi se Zeqaj ishte marrë në ndjekje penale për shpërndarjen e shtëpive të pastrehëve në Fier. Zeqaj e konsideroi këtë si një sulm politik e pa baza të vërteta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha 'sulmon' Peleshin, Peleshi: S'të shkon gishti i akuzës, Meta:Mos e prishni miqësinë
Tahiri: Ç’punë ka politika në luftën e policisë me krimin, na lini të punojmë »
Article Logic
Execution time: 0.020370006561279
array(1) { ["section"]=> string(69) "zeqaj-i-fierit-me-edi-ramen-kam-marredhenie-me-te-forta-se-kurre-2760" }