Zeqaj i Fierit tërhiqet nga rikandidimi për Bashkinë

Publikuar tek: politike, më 18:04 28-02-2015 Zeqaj i Fierit tërhiqet nga rikandidimi për Bashkinë

Baftjar Zeqaj është kryebashkiaku i radhës socialist që tërhiqet nga rikandidimi për zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

Zeqaj ka deklaruar se nuk ka ndërmend të dorëhiqet nga posti që mban, por gjithashtu nuk pretendon të rikandidojë për një mandat të katërt për Bashkinë e Fierit.

“Rikandidimi nuk është as projekt, as aspiratë e imja”, ka qenë deklarata e Zeqajt gjatë takimit që zhvilloi me homologun nga Janina, Filippas Filios.

Zeqaj është kryebashkiaku i dytë në pak ditë që tërhiqet nga gara për zgjedhjet e 21 qershorit, pas dorëheqjes së kreut të Bashkisë së Pogradecit, Artan Shkëmbi.

Ndërkohë që kreu i Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika dhe ai i Gjirokastrës, Flamur Bime kanë pak mundësi për një rikandidim në qytetet respektive pas hapjes së proceseve gjyqësore ndaj tyre.

Ende nuk dihet fati i dy kryebashkiakëve socialist jetëgjatë të Durrësit dhe Elbasanit, nëse do të rikandidojnë sërish në zgjedhjet bashkiake të muajt qershor.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tahiri: Polici që dje merrte rryshfet, sot arreston rryshfetdhënësin
Basha: Rama ka vetëm ofertën e dhunës, Prokuroria të mos rrijë duarkryq »
Article Logic
Execution time: 0.016669034957886
array(1) { ["section"]=> string(57) "zeqaj-i-fierit-terhiqet-nga-rikandidimi-per-bashkine-4655" }