Zëri i Agron Xhafës është imituar, reagon Basha: Kush priste diçka tjetër, është naiv

Publikuar tek: barometri, më 07:44 07-10-2018 Zëri i Agron Xhafës është imituar, reagon Basha: Kush priste diçka tjetër, është naiv

Audiopërgjimi i shumëpërfolur i ‘Babales’ rezulton se është i rremë.

 

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka bërë me dije se personi që interpretonte zërin e vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj është Fredi Alizoti për të cilin ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ndërkaq, ka reaguar menjëherë kreu i PD Lulzim Basha i cili thotë se kush priste diçka tjetër nga prokuroria ‘Rama-Marku-Xhafa- Prela është vetëm naiv’.

“Kush priste diçka tjetër nga prokuroria Rama-Marku-Xhafa- Prela është vetëm naiv. Agron Xhafaj që i fshihej prej 5 vitesh drejtësisë me ndihmën e vëllait, u largua me urgjencë drejt Italisë, që të mos përballej me hetimin dhe akuzat që prokuroria e kapur i quan sot montim”, shkruan Basha në reagimin e tij.

Prokuroria gjithashtu ka kërkuar detyrim paraqitje për gazetarin Jetmir Olldashin që intervistoi të ashtuquajturin dëshmitari X i akuzuar gjithashtu për kallëzim të rremë.

Albert Veliu, denoncoi publikisht në një intervistë për gazetarin Jetmir Olldashi dhe e publikuar nga Partia Demokratike se Agron Xhafaj, vëllai i Fatmir Xhafajt ishte i përfshirë në trafik droge.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13777589797974
array(1) { ["section"]=> string(89) "zeri-i-agron-xhafes-eshte-imituar-reagon-basha-kush-priste-dicka-tjeter-eshte-naiv-136894" }